Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 2 viktima si pasojë e COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë raportuar 66 raste të reja të infektuara me këtë virus nga 4.363 testime të kryera. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në orët e fundit janë shëruar 221 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.893.
Njoftimi i plotë: Sot janë shëruar 221 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.893.
29 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 13.414 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.312.912 doza të vaksinës. Deri më sot 520.182 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 4.363 testime, 66 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 221 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.893. Në total numri i rasteve aktive është 3.185.