Ish-konkurrenti i “Përputhen” Beart Rexhepi së fundi bëri bujë me një postim. Beart Rexhepi njihet si njëri ndër ish-konkurrentët më të përfolur të “Përputhen”.Ai ditën e djeshme postoi një Instastory e cila morri vëmendjen e ndjekësve të tij teksa edhe u mor si një thumb kundër ish-partneres Tea Trifonit. Ndërsa pas lajmeve të shumta se thënia e postuar në Instagram iu drejtua Teas, ai e mori si të mirëqenë të bëjë një sqarim për të gjithë.Bearti dukej se ishte mjaft i revoltuar nga ‘zhurma’ që bëri postimi i tij duke i quajtur si tepërta këto lajme. Modeli u shpreh se nëse do të ishte një thumb për Tean ai do ta etiketonte atë në postim apo do ta përmendte hapur emrin e saj ‘sikurse bëri në fillim’ të ndarjes.
Ish-konkurrenti gjithashtu përfundoi shkrimin e tij duke thënë se kjo dramë u bë e tepërt dhe se thënia e postuar u shkon atyre të cilët nuk kanë se me çfarë të merren. “Tash e keni tepru. Kjo lidhje u mbyll ka muaj. Nëse du mi hedh kunja dikujt unë e permeni në emër qysh e kam përmen në fillim! Ja bëj edhe Tag. S’ka qenë lidhja e parë as e fundit kjo, kështu që duhet me dit kur është boll…”,- shkroi ndër të tjera Bearti.