Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar për dënimin e ish-Kryeprokurorit e Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Në një postim në rrjetet sociale, diplomatja vlerëson sipas saj pozicionimin e drejtësisë kundër zyrtarëve të korruptuar. Kim thotë se prokurorrët duhet të vazhdojnë të ndarmarrin veprime kundër këtyre zyrtarëve. Sipas ambasadores askush nuk është mbi ligjin.

“Më vjen mirë që shikoj se drejtësia është vënë kundër zyrtarëve të korruptuar. Prokurorët duhet të vazhdojnë të ndërmarrin veprime kundër zyrtarëve, pa marrë parasysh sa të lartë apo të fuqishëm, të cilët keqpërdorin pozitën e tyre për t’u pasuruar. Askush nuk është mbi ligjin,” ka shkruar Kim.