Qytetit i Pejës u trondit mbrëmjen e sotme, pasi dy persona u ekzekutuan me armë zjarri. Viktimat janë kandidati i PDK-së për kryetar komune në Pejë Astrit Ademaj dhe ish-kandidati i PDK-së për Deçanin, Blerand Kadriaj.
I plagosur mbeti vëllai i Astrit Ademajt. Ngjarja ndodhi në orët e mbrëmjes në Vitomiricë të Pejës, afër shkollës së mesme ekonomike “Ali Hadri”. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë që vjen pak javë përpara mbajtjes së zgjedhjeve lokale./ Gazeta Ekspres