Zv.kryeministri dhe ministri i Shtetit për Rindërtim dhe Programin e Reformave, Arben Ahmetaj publikoi sot foto nga shkollat e rindërtuara pas tërmetit të cilat sot kanë hapur dyert për të pritur nxënësit dhe mësuesit në vitin e ri shkollor.

Ahmetaj uroi të gjithë nxënësit për një vit vit shkollor të suksesshëm e të shëndetshëm ndërsa shprehet se në shkollat e rindërtuara pas tërmetit, mësimi ka rifilluar në ambiente shumë më të bukura, me standarde të pakrahasueshme me më parë.

Gjithashtu, zv.kryeministri thekson se 280 mijë nxënës të klasave 1-9 në arsimin bazë dhe kategoritë e tjera në arsimin e mesëm, kanë marrë librat falas këtë vit shkollor.

Ahmetaj shton se mësimi i anglishtes që në klasën e parë, është një tjetër risi e menduar me kujdes për fëmijët që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës.