Nënkryetarja e PD, njëherësh edhe deputete Grida Duma ka habitur sot në një intervistë televizive në News 24, ndërsa ka folur për Kosovën dhe vizitën e kryeministrit Edi Rama atje.
Sipas Dumës, kryeministri Edi Rama, duhet të respektojë autonominë e Kosovës dhe se Kosova duhet të jetë shtet autonom.
“Urgjent duhet ridimensionuar marrëdhënia e Shqipërisë me Kosovën, nga pikëpamja e autonomisë së Kosovës, respektit të pushtetit dhe kryeministrit të Kosovës si njerëz, si politikanë dhe si shtet autonom që nuk ka varësi nga askush dhe nuk patronazhohet nga Shqipëria”, është shprehur Duma.
Kosova është Republikë, e cila e ka shpallur pavarësinë që me 17 shkurt të vitit 2008.
Dhe për më tepër Kosova njihet nga 117 shtete në botë, si Republikë e pavarur.
Vetëm nënkryetarja e Bashës, Grida Duma nuk e njeh Kosovën Republikë dhe pavarësinë e saj.