Zlatan Ibrahimovic përdor shpesh kafshët për të shpjeguar mendimin e tij dhe stilin e tij të jetës. Këtë herë, protagonistët e historisë që Ibra ka ndarë me ndjekësit në Instagram janë dy qen dhe një gepard. “Qeni dhe gepardi. Fotografia tregon një garë shpejtësie që është zhvilluar mes disa qenve dhe një gepardi, për të zbuluar se cili është më i shpejti”, lexohet në mesazhin e publikuar nga Zlatan në profilin e tij në Instagram.

“Të gjithë janë befasuar që gepardi nuk lëvizte nga vendi dhe kanë pyetur koordinatorin e garës se çfarë kishte ndodhur. Përgjigja e tij ka qenë: ‘Ndonjëherë është një fyerje të tregosh se je më i miri’. “Nuk është e domosdoshme të zbresim në nivelin e të tjerëve për të treguar se jemi më të fortë. Mendohu mirë në fillim dhe kurse energjitë për atë që meriton, Gepardi e përdor shpejtësinë e tij për gjueti jo për t’u treguar qenve se është më i shpejtë dhe më i fortë. Mos humbni kohën duke treguar vlerën tuaj”.