Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka zhvilluar një takim me strukturat e Partisë Socialiste në Qarkun e Gjirokastrës në kuadër të turit të takimeve prezantuese të drejtuesve Politik të Qarqeve, pas vendimeve të marra në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste.
Në fjalën e tij gjatë prezantimit të znj.Mirela Kumbaro si drejtuese Politike e Qarkut Gjirokastër, Gjiknuri u shpreh se: “Jam shumë i bindur se Mirela do ta bëjë shumë mirë këtë punë sepse është shumë e lidhur me zonën, gjë që e tregon dhe vleresimi e interesi që ajo ka treguar vazhdimisht për Gjirokastrën.”
Numri dy i Partisë Socialiste theksoi rëndësinë e riorganizmit në çdo strukturë në mënyrë që kjo familje politike të jetë gati për zgjedhjet vendore. “Së bashku me Klosin si Sekretar Organizativ do të merremi me riorganizimin, që strukturën e partisë ta mbajmë gjallë dhe zgjedhjet vendore të na gjejnë gati. Nuk duhet që ekuilbri brenda zonës të na largoj nga realiteti. Duhet të jemi në gjendje të bëjmë një analizë të qartë të sistuatës, sa më reale”, tha Gjiknuri.
Në mbyllje të fjalës së tij, Gjiknuri vuri theksin edhe te rëndësia e votës së emigrantëve duke bërë me dije se: Vota e emigrantëve është mjaft e rëndësishme. Është mjaft decizive puna me emigracionin sidomos për pjesën e Jugut dhe Juglindjes.
Në fund të fjalës së tij Gjiknuri vlerësoi dhe punën e bërë deri tani të drejtuesit politik, Bledi Cuci: Bledi do vijoj dhe ai ndihmën për këte qark sepse suksesin e tij në karrierë patjetër qe e nisi nga ky qark dhe i është mirënjohës. ”
Drejtuesja Politike e Qarkut Gjirokastër Mirela Kumbaro falenderoi punën e bërë nga Bledi Çuçi dhe kërkoi që të vijojë më tej puna në terren për të përmbushur pritshmëritë e qytetarëve.
“Bledi prapë mbetet deputet në qarkun tonë, ndaj është sërisht pjesë e jona.Jemi në mandatin e tretë ndaj dhe pritshmëritë janë edhe më të larta. Na duhet të ecim me dy qasje, një sikur zgjedhjet janë neser dhe tjetra ështe që duke pasur pritshmëri shumë të mëdha na duhet të punojmë shumë me bashkitë në terren. I kemi të gjitha shanset ti mbajmë të 7 bashkitë”, tha Kumbaro.
I pranishëm në takim, Sekretari Organizativ, Blendi Klosi u shpreh se puna e strukturave të Partisë Socialiste është një garë e pafund prandaj nuk duhet humbur kohë.
“Puna jonë është si një garë pafund. Jemi pjekur si strukturë, si format, fryma është, kemi vetem detyrën që të ruajmë këtë harmoni. Pse mos ti marrim sërisht gjithë bashkitë. Patronazhimi ka qenë një mekanizëm i jashtezakonshëm. Jam i bindur që do e ringremë ku duhet”, tha Klosi.