Ilir Meta dekreton qeverinë “Rama 3”
REPUBLIKA E SHQIPËRISË PRESIDENTI D E K R E T PËR EMËRIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE
Në mbështetje të neneve 93, 95 pika 1, 96, 97, 98, dhe 99 të Kushtetutës, pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të datës 25.04.2021, rezultati përfundimtar i të cilave është shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes Vendimit nr. 21, datë 13.07.2021, të Komisionit Rregullator, me propozim të Kryeministrit nr. 4281 prot., datë 11.09.2021, si dhe pas administrimit të informacionit prej organeve ligjzbatuese për verifikimin e kandidatëve të propozuar si anëtarë të Këshillit të Ministrave,
D e k r e t o j: Neni 1 Emërimin e Këshillit të Ministrave me këtë përbërje: 1) Zoti Edi Rama- Kryeministër; 2) Zoti Arben Ahmetaj – Zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave;
3) Zonja Olta Xhaçka – Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme; 4) Zoti Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes; 5) Zoti Bledar Çuçi – Ministër i Brendshëm; 6) Zonja Delina Ibrahimaj- Ministër i Financave dhe Ekonomisë; 7) Zonja Belinda Balluku – Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë; 8) Zonja Evis Kushi – Ministër i Arsimit dhe Sportit; 9) Zoti Ulsi Manja – Ministër i Drejtësisë; 10) Zonja Elva Margariti – Ministër i Kulturës; 11) Zonja Frida Krifca – Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural; 12) Zonja Ogerta Manastirliu – Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale; 13) Zonja Mirela Kumbaro Furxhi – Ministër i Turizmit dhe Mjedisit; 14) Zonja Elisa Spiropali – Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin; 15) Zonja Edona Bilali – Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes; 16) Zonja Bora Muzhaqi – Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët; 17) Zonja Milva Ekonomi – Ministër i Shtetit për Standardet e Shërbimeve.
Neni 2 Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. Nr. Dekretit 13213 Tiranë, më 14.09.2021 PRESIDENTI I REPUBLIKËS ILIR META