Dy persona të së njëjtës familje kanë humbur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Një grua dhe vjehrri i saj nga Fshati Turjakë i Malishevës kanë humbur jetën si pasojë e infektimit nga koronavirusi.
Lajmi është dhënë nga mediat lokale në Malishevë. Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shënuar 28 raste të vdekjes. Nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë shënuar 2,685 raste të vdekjeve nga koronavirusi.
Kujtojmë mbrëmë në Gjilan si pasojë e infektimit me koronavirus, kanë humbur jetën nënë e bir.