Në mbyllje të bashkëbisedimit të kryeministrit Edi Rama me studentët në Prishtinë, nuk kanë munguar as batutat. Një studente nuk ka pasur pyetje për kryeministrin shqiptar, por e komplimentoi, duke e cilësuar ikonë të modës. Ndërsa përgjigjja e Ramës ishte se sajohet pasi Zoti nuk ia ka dhënë të gjitha.

Studentja: Jeni ikonë e modës, komplimente se pyetje nuk kisha.

Rama: Dëgjo, e di si është kjo punë. Kur t’i ka dhënë Zoti dhe natyra të gjitha nuk ka nevojë me u saju, por sajohesh kur nuk t’i ka dhënë të gjitha dhe mundohesh të rregullohesh. Vjen nga halli kjo, s’ka lidhje…Por faleminderit.