Ditmir Bushati, i cili u la jashtë listës së PS-së në zgjedhjet e 25 prillit, duket se i ka rregulluar marrëdhëniet me kryeministrin Edi Rama. Këtë na e konfirmoi vetë ai me një prononcim që dha për mediat, pas votimit në sallën e Asamblesë, ku teksa kujtoi fjalën e Ramës, theksoi se përmirësimi i hapësirës së debatit politik jam i bindur që do të fillojë nga PS. Ai tha se shpreson që të zgjidhet anëtar i kryesisë së PS-së, ku edhe ka kandiduar mes 10 emrave të tjerë në listën e burrave. Bushati: Unë kam bërë votimin si të gjithë anëtarët dhe shpresoj të zgjidhem dhe të vazhdoj kontributin tim në Partinë Socialiste.
Ka paqe mes jush dhe Edi Ramës? Bushati: Kam përshtypjen që në fjalën e tij kryetari i PS-së e theksoi që ka vend për të përmirësimin e debatit politik dhe përmirësimi i hapësirës së debatit politik jam i bindur që do të fillojë nga PS.