Komiteti i Ekspertëve tha se situata nga covid në vend është e qëndrueshme, ndaj qëndrojnë në fuqi masat aktuale! Komiteti Teknik i Ekspertëve është shprehur se në spitalet COVID kapaciteti i lirë është 30%.
“Në spitalet COVID 1 COVID 3 janë 230 pacientë, kapaciteti është ende i disponueshëm pasi 30% është i lirë ende. Të sëmurët vijnë nga Tirana, Durrësi, Elbasani dhe nga rrethe. Grupmoshat janë të larmishme, nga 19 deri 80, por mbizotëron mosha 50-60 vjeçare.
Ka më shumë raste të rasteve shtatzëna vijnë me COVID, ku një pjesë e tyre janë me forma serioze. një pjesë e rasteve janë të pavaksinuar.
Rreth 63% të rasteve paraqesin forma të mesme dhe të rënduara nga sëmundjet që kanë. 245 janë forma të rënda, 13% janë forma kritike. 13 të sëmurë janë intubuar. 0,001% janë të infektuar të shtruar, një pjesë e vogël, ka fatalitete, 0,0006% e tyre. Vdekjet, 5.1, 5.4 raste në ditë”, tha mjeku
Kryetarja e ISHP, Albana Fico, iu bëri thirrje kryesisht studentëve dhe të gjithë arsimtarëve, që të vaksinohen sa më parë, meqë pritet edhe hapja e shkollave.
Fico: Mbeten rastet e larta, të të shtruarve në spital, por javën e fundit kjo situatë ka qenë e qëndrueshme. Situata epidemiologjike ka pësuar ndryshime: rastet e reja për javën e 38 kanë pësuar ulje, totali rasteve aktive është rritur, numri total i bashkive të prekura është 51, është rritur, femra 52 dhe meshkujt 48. Përqind të prekur.Numri i humbjeve të jetë është 1.6 përqind. 65-70 vjec më të prekur . Duhet të theksohet se po vijon vaksinimi, duhet të kuptohet se ky muaji është i rëndësishëm sepse hapen shkollat.
Rakacolli: Vaksinimi është prioritet , vendimet që merren ndikohen dhe nga kjo.
Bino: Ka pasur një rritje vaksinimi me dozat e dyta, po ka pasur edhe një përmirësim në mbulesën vaksinale në bashki.
Sa i përket bashkisë me mbulesën vaksinale më të mirë, është Gjirokastra, pastaj Delvina , në veri janë Mirditë dhe Pukë, Kukës dhe Tropojë.
Nga ana tjetër vihet re se arsimtarët e shkollave të mesme kanë mbulesë më të mirë, se pedagogët dhe ata që janë në çerdhe dhe kopshte.
Përdorimi i vaksinës , nuk ka vaksina të skaduara dhe të mos jetë përdorur, por përkundrazi janë përdorur konform të gjitha rregullave, punojmë me humbje zero të vaksinës. Për sa i përket punonjësve shëndetësore, kemi një mbulesë vaksinale të lartë, por kemi nevojë ta rrisim ata.