Së shpejti mund të kemi një vaksinë universale kundër gjithë llojeve të koronavirusit. Bëhet fjalë për një vaksinë, mundësisht me një dozë unike, e cila të arrijë të luftojë SARS-COV2 me të gjitha variantet që njohim por edhe të gjitha mutacionet që mund të pësojë. Aktualisht qendra kërkimore CEPI ka lëvruar 200 milionë dollarë për krijimin e një vaksine të tillë.

Megjithatë aktualisht janë 3 universitete që kanë krijuar një vaksinë të ashtuquajtur universal dhe janë madje në fazën e testimit mbi kafshët, testime që po rezultojnë të sukseshme deri tani. Është Duke University dhe California Institute of Technology Caltech, që po përdorin teknikën e re mARN me proteinën Spike dhe Universiteti Cambridge që po po përdor teknikën e ADN për vaksinën me dozë unike. Në eksperimentimet e deritanishme edhe kjo teknikë ka rezultuar mjaft premtuese duke i bërë ballë shumë llojeve të koronavirusit nga kafshët dhe njeriut.

Ekspertët shprehen se ndoshta do të duhet kohë dhe investime ende për të perfeksionuar një vaksinë universale, por përparimet janë të dukshme dhe mund të realizohen në kohë rekord.