Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar të dhënat e fundit rreth situatës me COVID-19. Në njoftimin e MSH-së bëhet e ditur se janë testuar 5 mijë e 505 mostra, nga të cilat 259 kanë rezultuar positive, ndërsa janë shënuar 14 v ikt ima.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.834 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.046.799 doza të vaksinës. Deri më sot 358.308 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Sot janë shëruar 870 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 137.452.Në total numri i rasteve aktive është 17.000.