Në Kosovë vijojnë shifrat e frikshme të COVID-19. Pasi ditën e djeshme u regjistruan 26 v kt i m a dhe 1.383 infektime, e sotmja ka shënuar një ulje të lehtë të v i k ti m ave por një rritje të frikshme të rasteve të reja.
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës 1.894 kanë qenë infektimet në 24 orët e fundit ndërkohë që 22 persona kanë humbur betejën me virusin v d e k j e prurës.
Lajmi i mirë është se janë shëruar 1.354 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 117.011. Në total numri i rasteve aktive është 27.404. Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.835 doza të vaksinës kundër COVID-19.