Profesor Jon Bell, një nga krijuesit e vaksinës Oxford-AstraZeneca befasoi me deklaratën e fundit kur tha se ka shumë gjasë që koronavirusi të mos pësojë më mutacione të rënda dhe të kthehet në një grip të zakonshëm. Kjo sipas tij, mund të ndodhë që në pranverë.

“Me të kaluar dimri, gjërat mund të qetësohen”, ka thënë ai. Ekspertët sqarojnë se viruset kanë tendencën të bëhen më pak virulente gjatë kohës që qarkullojnë në popullatë dhe për këtë arsye besojnë se nuk perse të ketë një variant më të rëndë të Sars-CoV-2.

Një ditë më parë, edhe ministri gjerman i shëndetësisë Jens Spahn deklaroi se pandemia mund të përfundojë deri në pranverën e vitit 2022. Atëherë do të arrihej imuniteti i tufës, tha ai në një intervistë.

“Nëse nuk del asnjë variant i ri virusi kundër të cilit nuk të mbron vaksinimi, gjë që ka shumë pak gjasa, atëherë ne do ta kemi kapërcyer pandeminë në pranverë dhe mund të kthehemi në normalitet,” u shpreh politikani i CDU. Spahn i mëshoi idesë se vaksinim është padyshim mënyra më e sigurtë për të arritur imunitetin masiv që garanton mposhtjen e sëmundjes.