Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e ka nisur ditën me fëmijët e shtëpisë së “Zyber Hallulit” që shkojnë për herë të parë në shkollë.
Manastirliu u uron të gjithë fëmijëve dhe mësuesve dhe fëmijëve një vit shkollor të mbarë dhe të shëndetshëm.
“Dita e pare e shkollës- Bashkë me Aleksandrin që shkon në klasë të parë, Nikolasin në parashkollor dhe fëmijët e familjes tonë të madhe të shtëpisë së “Zyber Hallulit”, i urojmë të gjithë fëmijëve dhe mësuesve tanë, një vit shkollor të mbarë e të shëndetshëm”, shkruan ministrja.