Roberto Mancini e lë të hapur mundësinë që në një të ardhme të marrë sërish drejtimin e një klubi futbolli. Në konferencën për shtyp para një eventi të organizuar për nder të tij në qytetin Jesi, 56-vjeçari deklaroi:
“A do të kthehem të stërvit një klub? Tani kemi para Kupën e Botës, më vonë të shohim. Tani duhet të qëndrojmë të fokusuar në Kupën e Botës, duhet të arrijmë sa shpejt kualifikimin dhe duhet të përpiqemi të fitojmë Ligën e Kombeve. Nuk mendoj për të marrë një klub, jam i fokusuar në ekipin kombëtar. Të jesh trajner i përfaqësueses është gjëja më e mirë”.
Për hipotezën e FIFA -s për të luajtur Kupën e Botës çdo dy vjet Mancini komentoi: “Është diçka për t’u vlerësuar. Kupa e Botës është interesante, sepse vjen një herë në katër vjet. Nëse do të luhej çdo dy vjet, do të thoshte një Kupë Bote, një Evropian, një Kupa e Botës, një Evropiane. Nuk e di, duhet të flasim për të “.
Mancini më pas iu kthyer triumfit të të kaltërve në Kampionatin Evropian: “Në Kampionatin Evropian filluam me synimin për të bërë diçka të veçantë për njerëzit tanë. Ndjemë që një vend i tërë na mbështeste dhe na shtynte përpara, kjo na dha forcë të madhe. Djemtë dhanë në fushë gjithçka, përtej mundësime të tyre.”