Real Madrid ka provuar ta marrë sulmuesin e PSG, Kylian Mbappe, deri në ditën e fundit të merkatos së verës. Oferta e fundit e madrilenëve ka qenë 200 milionë euro, por në Paris kanë refuzuar ta lënë të lirë s u l m u e sin.

Sipas Le Parisien, drejtori sportiv Leonardo ka kontaktuar lojtarin për t’i zgjatur kontratën që skadon në qershorin 2022.

PSG i ka ofruar një kontratë dyvjeçare me 45 milionë euro në vit, më shumë nga sa fitojnë Neymar dhe Messi, por lojtari ka thënë jo. PSG ka fituar betejën e parë, por ka shumë mundësi që të humbasë të dytën sepse duket e qartë se s u l m ue si francez do të transferohet me kosto zero te Real Madrid.