Sot mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste. Mbledhja do të nisë në orën 10:00 në Pallatin e Kongreseve. Pritet që sot kryeministri Edi Rama të shpallë ministrat e qeverisë së re, të mandatit të tretë. Deri më tani, Rama ka bërë të ditur se pjesë e kabinetit do të jetë Elisa Spiropali, duke e vlerësuar këtë të fundit për punën që ka bërë. Mbledhja do të nisë me miratimin e rendit të ditës, ndërsa fjalën më pas e merr menjëherë kryeministri Rama. Gjithashtu, sot socialistët do të zgjedhin edhe Kryesinë e re të partisë, pasi asaj aktuale i ka mbaruar mandati prej një viti. Po ashtu do të zgjidhen drejtuesit politikë të qarqeve dhe sekretariati ekzekutiv i partisë. Kujtojmë se Rama ka rikonfirmuar në detyrën e tij, Taulant Ballën si sekretar të përgjithshëm.

Rendi i ditës: Mbështetur në Statutin e Partisë dhe në Rregulloren për Organizimin dhe Funksionimin e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste Neni 4, Sekretari i Përgjithshëm thërret Mbledhjen e Asamblesë Kombëtare me këtë rend dite: 1.Hapja e mbledhjes dhe miratimi i rendit të ditës. 2.Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste Edi RAMA. 3. Zgjedhja e Kryesisë së re, drejtuesve politikë të qarqeve dhe sekretariatit ekzekutiv të partisë.