Pas vizitës zyrtare të Angela Merkel në Tiranë dhe takimit me krerët e Ballkanit Perendimor, kancelarja ka dalë ne një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama .Merkel gjatë konferencës së saj me Ramën theksoi se Gjermania dhe Bashkimi Evropian mbështesin “Ballkanin e Hapur”. Nga ana tjetër Merkel i dërgoi dhe një sinjal Albin Kurtit kur tha se jo të gjithë janë duke bashkëpunuar edhe pse BE dhe Gjermania e mbështesin këtë projekt.

“Ka shumë mundësi të bashkëpunimit rajonal. Mbështes projektin e tregut të përbashkët rajonal, 4 marrëveshjet. Disa vende nuk janë bashkuar ende, sot kemi rënë dakord që sa më shumë të bashkëpunojmë në këtë kontekst aq më i fuqishëm do jetë procesi i Berlinit. Ky proces nuk zv anëtarësimin në BE”.