Pas vizitës zyrtare të Angela Merkel në Tiranë dhe takimit me krerët e Ballkanit Perendimor, kancelarja ka dalë ne një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama. Në fjalën e saj kancelarja Merkel theksoi se Shqiperia dhe Maqedonia e Veriut i kanë plotësuar kushtet për çeljen e negociatave, por fatkeqësisht kjo nuk u arrit nga vetoja e Bullgarisë.
“I dashur Edi Rama dëshiroj t’ju falënderoj në rolin e kryeministrit që pjesën e parë të ditës mundëm të realizonim një takim biletaral. Marrëdhëniet me Shqipërinë janë shumë të mira, mund ta zgjerojmë bashkëpunimin tonë. Dëshiroj ta përgëzoj dhe uroj Shqipërinë për përpjekjet vitet e fundit për të rikonstruktuar sistemin e saj të drejtësisë. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i kanë përmbushur kushtet për të nisur negociatat e anëtarësimit. Ne kemi premtuar gjithashtu që do jemi pranë këtij procesi pasi në të është investuar shumë.”, tha Merkel.