Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka publikuar një fotografi krah për krah me gazetaren e njohur të BBC, Yalda Hakim sipas së cilës është një burim frymëzimi në misionin e saj për fuqizimin e grave dhe vajzave në Afganistan.
Në një kohë kur kemi hapur dyert e shtëpisë tej për tej, për afganët të cilët jetonin me frikë në vendin e tyre, Xhaçka është shprehur se Shqipëria është krenare që në këtë kohë të vështira, mund t’i qëndrojë pranë dhe të sigurojë një strehë për shumë prej grave e vajzave, me të cilat dhe për të cilat Yalda Hakim ka punuar.
Gazetarja e njohur, ditën e djeshme është pritur në zyrë nga kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se ishte një nder të punonte me Yalda Hakim për strehimin e 59 afganëve përmes Fondacionit të saj dge largimin nga “ferri”, Afganistanin, të fëmijëve, grave dhe burrave.
Ajo në një intervistë ekskluzive për Report Tv, të zhvilluar ditën e djeshme nga Shëngjini ku ka vizituar afganët që organizata e themeluar prej saj, ka premtuar se këtë histori, këtë gjest të jashtëzakonshëm të shqiptarëve do t’ia rrëfejë të gjithë botës.