Vaksinimi ndaj COVID-19 nuk ndikon në mbetjen shtatzënë dhe nuk dëmton shtatzëninë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ndau sot apelin e mjekes obstetër-gjinekologe, dr. Rubena Moisiu, drejtuar grave shtatzëna ose atyre që hezitojnë të vaksinohen.

“Nuk ka asnjë të dhënë shkencore deri më sot që të mbështesë faktin që vaksina antikovid pengon mundësinë e një shtatzënie. Përkundrazi, ne i rekomandojmë edhe gratë shtatzëna ose që duan të arrijnë një shtatzëni ta bëjnë vaksinën në kohën e duhur që të jenë të mbrojtura”, tha Moisiu.