Mjeku i njohur Tritan Kalo ka postuar mëngjesin e sotëm një foto nga një prej autobusëve të Tiranës, ku sipas tij vetëm dy vetë janë me maskë, të tjerët jo.
Me këtë mesazh Kalo kërkon të ndërgjegjësojë njerëzit të mbrohen se përveç COVID, po qarkullojnë edhe viruse të tjerë respiratorë.
“Dy pasagjerë me maskë, unë dhe një tjetër, shoferi e fatorino Jo e Jo,” shkruan Tritan Kalo.
Postimi i plotë i tij
Kohë kovidiane….15.09.2021….Udhës për në spitalin Covid-1 të QSUNT….Jemi 28 individë në autobuzin e ri të Unazës së Madhe…. Dy pasagjerë me maskë, unë dhe një tjetër…. Shoferi e fatorino Jo e Jo…..Welcome Sars-Cov2/Covid-19…..Të pritëm krahëhapur në plazhe e kudo gjatë Verës, po vijojmë të presim po krahëhapur edhe në Vjeshtë, ani pse viruse të tjerë respiratorë kanë filluar “të hedhin valle” rreth nesh…..Quo vadis Tirana ime!!!