15 korrik 2021 ishte dita e bekuar që ndryshoi plotësisht jetën e Orinda Hutës dhe Turjan Hyskës. Dyshja u bënë prindër për herë të parë me një vajzë. Orinda solli në jetë një vogëlushe bukuroshe, që e pagëzuan me emrin Atara. Menjëherë pas lindjes çifti zbuluan edhe portretin e vajzës dhe ndajnë shpesh momente nga përditshmëria me të.
Mami Orinda është më aktive në rrjete sociale, duke qenë se nuk i është rikthyer ende punës. Ajo tregon herë pas here për ndjekësit se si kujdeset për Atarën e vogël dhe së fundmi duket se ka marrë vërejtje për faktin se qeni i qëndron afër vajzës.
“Mos shkruani më të tilla mesazhe…nuk lodhem së bëri block”,- ka publikuar Orinda në InstaStory.
Kujtojmë se nuk është hera e parë që Orinda kritikohet. Ajo u kritikua se i jepte vajzës qumësht gjiri me formulë duke qenë se nuk është i mjaftueshëm qumështi i saj. Për këtë arsye, Orinda ju ka dhënë një mesazh të gjitha nënave të reja dhe grave që paragjykojnë nënat që nuk ushqejnë fëmijët me qumësht gjiri.
“Ky moment nuk ka çmim dhe lus Zotin çdo ditë të zgjasë sa duhet. Nuk ka formulë që e zëvendëson qoftë dhe thjesht lidhjen që krijohet. Megjithatë mungesa dhe problematikat që mund të dalin nuk duhet t’ju trishtojnë. Unë jam nga ato nëna që do e provoj deri në fund, ta mbaj me gji Atarën. Aq sa më ka rekomanduar mjeku. Se ia hedh në shishe a se ia jep direkt, nuk ka fare rëndësi. Megjithatë shëndeti i saj mbi të gjitha. Nëse nuk e ngop do përdor edhe formulën pa hequr gjirin. E mos na jepni shumë mend se si jepet me gji deri në 4 vjet (s’ka asgjë të bukur). Nuk ju bën më shumë nëna të mira se ajo që nuk mundet fare. Ndani eksperiencat, por pa drejtuar gishtin te nënat. Nuk më besohet sa aspak empatike janë disa gra”, shkroi Orinda.