Situata e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë ka bërë Bashkimin Europian që të thërrasë një takim urgjent në Bruksen për të shtensionuar gjendjen. Mirëpo në fillim u tha se pjesë në bisedë do të jetë edhe SHBA me përfaqësues zv.ndihmësi i Sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar.
Mirëpo në lidhje me këtë ka reaguar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. Ai është shprehur se biseda do jetë mes Serbisë-Kosovës dhe BE, ndërsa vendet e tjera mbeten jashtë. “Jo, z.Escobar nuk do të jetë prezent në dialog. Dialogu ka 3 pjesëmarrës (Kosovën, Serbinë dhe BE’në). Të gjithë të tjerët vetëm e mbështesin atë (dialogun) nga jashtë”, ka thënë Stano për Gazetën Express.
Kujtojmë që nesër do të zhvillohet një takim në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE ku do flitet për situatën e krijuar.