Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka folur në Kuvend për projektet që priten të përfundohen brenda këtij mandati, duke nisur nga portet, aeroportet dhe hekurudhat. Balluku: Pyetja që më është drejtuar ka të bëjë me një informacion për projektet në infrastrukturë dhe cilat do të përfundohen brenda mandatit të tretë. Sic jeni dhe në dijeni pasi kemi bërë të gjittha garat publike, do të ndaloja tek portet.
Portet, të cilat janë pjesë e paketës së zhvillimit infrastrukturor, kanë nisur disa prej tyre si Porti i ri i Durrësit. Jemi në fazën e garës për projektin e detajuar që përfundon në tetor për të nisur dhe garën ndërkombëtare për ndërtimin e portit që do të vendos dhe kohë limiti 36 muaj për ndërtim. Porti i ri i Durrësit do të dorëzohet brenda këtij mandati. Faza e parë të portit ekzistues të Durrësit që do të përfshijë edhe ndërtimet me destinacion turistik por edhe marinën elitare, të cilën bazuar në një marrëveshje qeveritare mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara, kemi nisur nga puna. Për të vazhduar me Portin e Vlorës, që e ndryshon destinacionin për tu lidhur dhe me vazhdimin e Lungomares dhe kthehet në një port jahtesh. Porti tregtar zhvendoset në zonën e Triportit dhe do të integrohet dhe me portin e peshkimit. Ndërtimi i Triportit dhe i portit të ri në Porto Romano do të shoqërohen me paketë infrastrukturore mbështetëse që ka të bëjë me rrugët, nënstacionet elektrike, por kemi parashikuar dhe mbështetjen e lëvizjeve hekurudhore në paketa që janë bërë publike.
Brenda muajit nëntor, do të nisi kantineri në aeroportin e Vlorës. Po përmbushen paketat që duhet të jenë të gatshme para nisjes së kantierit dhe ngritja e kantierit si studimi i projektit dhe ngritja e kantierit në zonën e destinuar, që do të jetë aeroporti më i madh ndërkombëtar në vend me një pistë 3.2 km. Pra përveç shërbimeve për aviacionit civil, do të hapet dhe një industri e re për transportin e mallrave nga ajri. Kemi hapur garën për aeroportin e Sarandës ndërsa kantieri i Vlorës pritet të përfundojë brenda këtij mandati, i Sarandës do të përpunojë kapacitete të rëndësishme për t’i dhënë suport të gjithë rivierës jugore dhe duhen 24 muaj për ndërtim. Duke marrë parasysh kohën e garës, parashikohet që edhe ky aeroport të dorëzohet në pranverën e vitit 2025.
Korridori blu për të cilin jemi përgatitur prej kohësh, një garë që e kemi lancuar por është shtyrë dhe me fillimin e punës në muajt në vazhdim, do të rihapet gara, por nuk pritet të përfundojë brenda këtij mandati. Te pjesa veriore duke nisur nga puna duke marrë parasysh gjatësinë e madhe të këtij korridori. Një nga elementët më të rëndësishëm është bypassi i Gjirokastrës dhe shpresojmë ta marrim këtë mbështetje për të përfunduar këtë corridor duke nisur nga Muriqani deri në Kakavijë. Projekte të tjera që do të përfundojnë është Unaza e Madhe e Tiranës por edhe lotet e reja që u hapën 1 vit e gjysmë më para. Gara është e hapur për të vijuar nga lidhja e Shqiponjës deri në zonën e Shkozës duke mbyllur brenda 24 muajsh të gjithë Unazën e Tiranës që do t’i shërbejë të gjithë shqiptarëve që lidhet me të gjitha autostradat.
Do të doja të ndalesha edhe tek një pikë tjetër që do ta konsideroja si një opponent shumë të rëndësishëm dhe kjo është sektori hekurudhor. Tashmë, kemi arritur që të përmbbyllim fgazën përgatitore që është hekurudha Tiranë-Durrës dhe jemi në një fazë përfundimtare dhe kantieri nis në fund të këtij muaji, do të nisim punën për hekurudhën Tiranë-Durrës. Hekurudha Vorë-Hani i Hotit ka edhe disa element të tjerë pasi nuk ka një paketë shpronësuese, pra është vlerësuar pavarësisht se është projekti më i madh që kemi në hekurudha, sërish për kompleksitet konsiderohet me kompleksitet të ulët prandaj jemi besimplotë se do të dorëzohet brenda këtij mandati. Në pyetje kisha dhe një kërkesë për bypassin e Elbasanit, e kemi diskutuar dhe bashkia e Elbasanit do të nisë fazën e parë të fizibilitetit të trafikut.