Opozita parlamentare do të ketë tre grupe parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë, PD-së dhe dy të drejtuar nga PR dhe PDIU, dy aleatët e Lulzim Bashës.
Në grupin e drejtuar nga Fatmir Mediu do të jenë edhe tre kryetarë të tjerë të partive të vogla që janë pjesë e koalicionit opozitar.
Në grupin e Partisë Republikane të drejtuar nga Fatmir Mediu do të jenë; kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi, kryetari i PAA-së, Agron Duka, kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, Lindita Metaliaj, Elda Hoti dhe Eralda Tase, të huazuar nga PD.
Tre grupet parlamentare të opozitës
Grupi i Partisë Demokratike të Shqipërisë
Grupi i Aleancës për Ndryshim
Grupi për Demokraci dhe Integrim
Lëvizja Socialiste për Integrim e drejtuar nga Monika Kryemadhi nuk arriti që të formonte grup, pasi mori vetëm 4 deputetë në 25 prill.
Pas pak, në orën 17:00 do të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë.