Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka publikuar në darkë vonë mbrëmë një postim në faqen zyrtare në “Twitter”, nga Shtetet e Bashkuara.
“E lumtur këtu në Uashington duke koordinuar hapat e thellimit të marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Shumë të qartë dhe jemi mjaft seriozë në lidhje me korrupsionin, përfshirë vendimet për ligjin 7031(c), për të mbështetur një Shqipëri që të jetë më demokratike, më të fortë e më të begatë. SHBA ka mbështetur ngushtësisht Shqipërinë në 30 vitet e shkuara dhe do ta bëjë edhe në 30 vitet e ardhshme”.
Dje nga Fieri, Sali sulmoi fort ambadadoren amerikane në Tiranë për intervistën që dha për Zërin e Amerikës, duke thënë se faktet kundër tij janë shpifje.