Pritshmëritë e mandatit të tretë të PS-së kanë qenë në fokus të takimit të parë në këtë funksion, të drejtueses politike të qarkut Shkodër, Edona Bilali me deputetët e qarkut, kryetarët e bashkive, prefekten e qarkut, kryetarin e këshillit të qarkut, kryetarët e partive në bashkitë e qarkut dhe anëtarët e Asamblesë së PS nga qarku Shkodër.
Bilali u shpreh se pjesë e takimit ishte dhe ftesa për të rinjtë për t’iu bashkuar PS-së.
“Diskutuam mbi pritshmëritë e mandatit të tretë dhe gjeta rastin të përsëris ftesën për t’u bashkuar me Partinë Socialiste për të rinj me ide, energji, të motivuar për të bërë ndryshim në qark, të rinj që kanë shkëlqyer në fushën e tyre të studimit, profesionit apo pasionit. Intelektualë të çdo fushe, njerëz të punës dhe sigurisht çdokush tjetër që ka dëshirë për me e bërë Shkodrën. Vetëm duke u bërë bashkë kam bindjen se ne mund dhe do ta bëjmë rikthejmë Shkodrën aty ku i takon”, shprehet Bilali.