Delina Ibrahimaj gjatë fjalës së saj në Kuvend tha se procesi i fiskalizimit është një ndër reformat më të mëdha në 10 vitet e fundit për Ministrinë e Financave.
Ministrja Ibrahimaj u shpreh se ecuria e këtij procesi ka qenë me hapa të kënaqshëm, ndërsa janë lëshuar mbi 32 mln fatura përmes sistemit të ri të fiskalizimit.
53% e bizneseve të vogla në Shqipëri kanë filluar me proceduar ndërsa pjesa tjetër pritet të fiskalizohen brenda janarit.
Ibrahimaj: Procesi i fiskalizimit, një ndër reformat me të mëdha në 10 vite, kemi pasur një qasje të kujdesshme ndaj tatimpaguesve në të treja fazat. Ecuria ka qenë e kënaqshme, janë mbi 32 mln fatura të lëshuara përmes sistemit të ri. Shqetësimi më i madh ka qenë drejt biznesit të vogël, që ka filluar hapat, 53% e tyre kanë filluar procedurat, pjesa tjetër do fiskalizohen brenda janarit. Kemi qenë gjithmonë të vëmendshëm, kemi organizuar tavolina të rrumbullakëta që të dëgjojmë problematikat e bizneseve, jemi të gatshëm të bëjmë çdo ndryshim që ky proces të mbyllet në formën e duhur.