Ka mbërritur në Presidencë kryeministri Edi Rama, ku do të kryhet ceremonia e betimit e qeverisë së re, të mandatit të tretë të socialistëve. Ceremonia mbahet në orën 10:00, sikurse është njoftuar. Pas betimit kabineti i ri qeveritar do të nisë zyrtarisht detyrën.
Ndërkohë, kjo procedurë ka një interes të veçantë për shkak edhe të përplasjes së fortë të presidentit Meta me kryeministrin Rama. Qeveria e re shkon te presidenti në kushtet, kur kreu i shtetit është i shkarkuar nga Kuvendi i vjetër, pas nismës së ndarmarrë nga PS.
Ndërkohë, fati i Metës do të vendoset nga Gjykata Kushtetuese, ndërkohë që mandati i tij i rregullt përfundon në korrik të 2022.