Në selinë e Partisë Socialiste, sot po mbahet mbledhja e parë pas Asamblesë Kombëtare, ku kryeministri i vendit shpalli kabinetin qeverisës të katër viteve të ardhshme.
Rama ka mbledhur sot në seli sekretarët e sapoemëruar. Mësohet se do të jetë një takim i karakterit organizativ.
Sekretariati i së majtës ka ndryshuar tërësisht. Në Asamblenë Kombëtare, që u mbajt në 2 shtator, Rama njoftoi se sekretar i përgjithshëm do të jetë Damian Gjiknuri, detyrë që më herët e mbante Taulant Balla.
Sekretari Organizativ u zgjodh Blendi Klosi. Etjen Xhafa do të jetë Sekretari digjital i partisë, Anila Denaj, Burimet Njerëzore të PS, Etilda Gjonaj, Sekretare për gruan në PS, Romina Kuko, Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë të PS, Bojkena Basha, Sekretarja e Rinisë.