Sipas kryeministrit Rama, Kosova sovrane është një realitet që duhet të pranohet nga të gjithë.

“Kjo Asamble e madhe nuk është dhe nuk do të jetë e plotë pa një nga shtet e rajonit tona, Republikën e Kosovës. Me keni dëgjuar më shumë sesa njëherë të bëj thirrje për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Nuk është opsesion dhe as diçka për ta thënë për kauzën, është ftesë për të njohur realitetet e reja. Në Ballkanin perëndimor naje shtet i ri lindi. Kjo punë duhet të përfundohet dhe dua ta përsëris këtë thirrje.

Realiteti na ka treguar se ne, kosovarëve, serbëve dhe gjithë ballkanasve evropianëve dhe kujtdo se një Kosovë e pavarur dhe sovrane është një realitet prej 13 vitesh. Shqipëria mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Çdo ditë pa një marrëveshje është një ditë e humbur. E them me bindje absolute, vetëm maturia do ta lejojë Serbinë të heqë barrën e së shkuarës.”, tha Rama.