Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga kantieri për ndërtimin e Urës Dërmënas, e cila do t’i përshtatet investimit në rrugën Fier-Seman-Bregdet.
Kryeministrin shkruan se ky është një investim i shumëpritur që do të nxisë turizmin e bujqësinë. “Ky është kantieri për ndërtimin e Urës Dërmënas, e cila do t’i përshtatet investimit në rrugën Fier – Seman – Bregdet. Ky investim i shumëpritur për Fierin, nxit turizmin e bujqësinë dhe afron detin në ekonominë e Fierit”, shkruan Rama.