Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrën e tij këngëtarin me origjinë shqiptare Ermal Meta i cili ndodhet në Tiranë për të nisur turin që do të vijojë më pas në Itali.
Rama i ka dhunuar artistit një libër me punimet e tij. Ai shprehet se Ermal Metës i ra rruga nga zyra e tij ku u ndal për një bisedë të këndshme.
“Super ERMAL META e nis turin nga Tirana drejt Italisë dhe ishte kënaqësi e posaçme që i ra rruga nga zyra ime, ku u ndal për një bisedë të këndshme”, shkruan Rama.