Kryeministri Edi Rama ka thënë se tashmë nuk do të ketë më kundërpërgjigje me konferenca shtypi ndaj kundështrarëve politikë. Rama tha se tashmë është duke u ngritur një platformë ku ministrat do përgjigjen me shkrim dhe sikurisht bazuar në fakte.
Rama: Ne nuk do t’i kundërpërgjigjemi me formatin e vjetër të fletrrufeve, të konferencave të shtypit të opozitës. Formati i vjetër e ka mbushur dhe derdhur kupën e durimit të popullit me akuza dhe kundërakuza që ta neverit politikën.
Ne kemi 4 vite në dispozicion për të bërë gjërat që shqiptarët u bënë shumicë dhe na mbështetën. Nuk duam të çojmë dëm asnjë orë me e lagu apo se lagu opozita. Qeveria do ketë një faqe online ku do kemi një rubrikë për injorimin e publikut. Do përgjigjeni me shkrim. Kush nuk do thotë të vërtetën do marrë edhe përgjegjësitë morale, institucionale dhe ligjore, nëse faktet faktojnë të kundërtën.