Situatë mjaft shqetësuese nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 11 humbje jete, shifër rekord për valën e tretë. Ky trend po e rikthen situatën në pranverë ku kishte një numër të lartë fatalitetesh, përpos infektimeve. Viktimat janë; 4 qytetarë nga Tirana të moshave 65-74 vjeç, 2 qytetarë nga Elbasani të moshave 57-83 vjeç, 1 qytetar nga Saranda 71 vjeç, 1 qytetar nga Kurbini 73 vjeç, 1 qytetar nga Kavaja 74 vjeç, 1 qytetar nga Vlora 82 vjeç, 1 qytetar nga Bulqiza 84 vjeç. Sot ministria e Shëndetësisë njoftoi se u regjistruan 539 raste të reja nga 3345 testime. Rastet e reja me COVID-19 u zbuluan në këto bashki: 211 raste në Tiranë, 45 në Fier, 34 në Durrës, 26 në Elbasan, 25 në Berat, 22 në Lushnje, 16 në Shkodër, 14 në Krujë, 13 në Vlorë, 12 në Korçë, 9 në Lezhë, nga 8 raste në Kamëz, Vorë, Mat, nga 7 raste në Kurbin, Kavajë, nga 6 raste në Delvinë, Gjirokastër, nga 5 raste në Mirditë, Dibër, Bulqizë, nga 4 raste në Vau i Dejës, Kukës, Poliçan, nga 3 raste në Gramsh, Sarandë, Malësi e Madhe, Pukë, nga 2 raste në Tropojë, Shijak, Divjakë, Përmet, Tepelenë, Pogradec, Kolonjë, Kuçovë, Skrapar, nga 1 rast në Cerrik, Dimal, Maliq, Selenicë, Klos.
Janë 11,634 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 222 pacientë, nga të cilët 30 janë në gjendje më të rënduar. 839 janë qytetarët që u shëruan. Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. “Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendrua. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127” mbyllet apeli.
Statistika (26 Shtator 2021) Raste të reja ditore 539 Të shëruar në 24 orë 839 Të shtruar në spitale 222 Humbje jete në 24 orë 11 Testime ditore 3345 Testime totale 1,184,815 Raste pozitive 167,893 Raste të shëruara 153,619 Raste Aktive 11,634 Humbje jete 2,640 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 5041 Fier 1139 Durrës 1088 Shkodër 1083 Vlorë 681 Elbasan 603 Lezhë 487 Berat 462 Korçë 329 Kukës 284 Gjirokastër 220 Dibër 217