Shkolla “Mehmet Babamusta” në Kavajë ka rilindur pas tërmetit si shëmbëlltyrë e ambicies së qeverisë për arsimin. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kjo shkollë e rindërtuar me standarde bashkëkohore ku do të mësojnë 378 nxënës.
“Super edhe shkolla “Mehmet Babamusta” në Kavajë ka rilindur pas tërmetit si shëmbëlltyrë e ambicies për arsimin që duam për fëmijët tanë. 378 nxënës do të mësojnë në këto hapësira dinjitoze pa asnjë dallim nga shkollat më të mira europiane”, tha Rama.
Shkolla “Mehmet Babamusta” në Kavajë u ndërtua në kuadër të Programit “EU4Schools”, i financuar nga Bashkimi Europian dhe i zbatuar nga UNDP, të cilët vetëm në bashkinë Kavajë mundësuan rindërtimin e 2 institucioneve arsimore.