Në kuadër të parandalimit të aksidenteve, janë intensifikuar përpjekjet për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, duke ushtruar kontrolle në të gjitha akset rrugore nacionale, në zonat bregdetare, në zonat urbane e akset që lidhin njësitë administrative, duke përdorur radarë, dronë e patrulla të lëvizshme, të pajisura me automjete, të pauniformuara, kamera e aparate fotografike.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë pezulluar 25 leje drejtimi për shpejtësi që varionin nga 102 km/h në qendrat e banuara, deri në 157 km/h në rrugët interurbane dhe 21 , për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionte nga 0.31 mg/l deri në 0.45 mg/l.

Janë vendosur 278 masa administrative nga 2.000 deri në 4.000 lekë të rinj, për shpejtësi deri në 30 km/h më shumë nga tabela e lejuar, 305 për parakalime të gabuara dhe 203 masa për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, 198 për mos përdorim të rripit të sigurimit, 91 për mos përdorim të kaskës mbrojtëse si dhe 56 masa administrative nga 5.000 deri në 15.000 lekë të rinj, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, që varionte nga 0.06 mg/l deri në 0.29 mg/l.

Në pranga janë vënë 9 persona, 6 prej të cilëve u kapën duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ndërsa 3 pa leje.

Në të gjitha akset nacionale nga Rruga e Kombit deri në Sarandë, e nga Korça në Berat, si dhe në qendrat kryesore urbane, ka patrulla të Policisë Rrugore me radarë, alkooltestues, dronë, kamera e aparatë fotografik.