Shumica e shqiptarëve e mbështesin vendimin e SHBA për të shpallur “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha. Sondazhi i Euronews Albania tregon se 57% e mbështesin “shumë” ose “disi” vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, 21.2% janë në mëdyshje “edhe po edhe jo”, ndërsa 19.4% nuk e mbështesin.

Mbështetja ndaj këtij vendimi është e madhe edhe mes personave që zgjodhën të mos votonin në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Sondazhi tregoi se 48.8% e atyre që mund të konsiderohen si “elektorati gri” janë “pro” shpalljes “non grata” të Berishës. Ndryshe ndodh mes votuesve të PS-së ku mbështetja është pothuajse maksimale (88%), ndërsa në radhët e votuesve të PD-së ka një ndarje, 45.2% nuk e mbështesin, 18.8% po, ndërsa 34.8% janë në mëdyshje “as po as jo”.