Nga Mero Baze/ Edi Rama ja ka dal me stilin e tij të provokoj debate që nxjerrin në pah primitivizmin e shoqërisë. Duke thyer një rekord të pjesëmarrjes së grave në qeveri, ai ka nxjerr në pah një problem serioz të shoqërisë shqiptare që lidhet me tiparet maskiliste të saj.
Debati nëse gratë vlejnë apo jo si ministre nuk mund të bëhet në orën zero, kur ato nuk kanë hyrë end enë zyrë. Nuk është e thënë të shkëlqejnë të 12 dhe as të jenë të 12 të paafta. Do të kenë dhe ato biografinë e tyre si ministre.
Por debati rreth tyre po bëhet thjeshtë se janë gra. DIkush I quan “pjesë e haremit” dikush mantenuta të kryetarit e të tjerë, madje mes tyre dhe femra, po provojnë gjithë arsenalin e sharjeve që shoqëria jonë e ka me shumicë për gratë.
Më e keqja është se në këtë betejë janë përfshirë dukshëm shumë opozitarë, të cilët në vend ti bëjnë një opozitë serioze dhe të besueshme qeverisë, I bëjnë opozitë gjinore.
Ky në fakt është stili I Edi Ramës. Këtë e ka bërë disa herë në karrierën e tij politike kur provokon debate të karakterit nacionalist, gjinor apo kulturor.
Në mes të Beogradit, kërkoi më 2014 njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe mobilizoi qindra mijëra serb, që me një gjuhë urrejtje të pashoqe dhe një nacionalizëm primitiv zbrazën para botës gjithë primitivizmin e tyre. Kjo për të ka qenë shumë argëtuese. Ata shqiptare që e lavdëronin, e lavderonin si patriot, por ai nuk e beri për atë. Vlera kryesore e atij provokimi ka qene për te dëshmuar kush ishin serbet dhe çfare ishte Kosova për ta.
Njësoj e bëri këtë dhe me Greqinë një vit më vonë. Ai u përfshi në polemika mbi kontributin historik të shqiptarëve në Greqi dhe shkoi përmendi që një princ shqiptar ka mbrojtur Akropolin. Kaq duhej që Greqia të ndizej flakë kundër tij dhe kam frikë se shumë zona të errët të shoqërisë greke, që janë të indoktrinuara me idenë e superioritetit ndaj shqiptarëve, vazhdojnë ta urrejnë. Disa intervista të tij në shtypin liberal grek ndanë pastaj në Greqi opinionin për të, ndërkohë që ai arriti të provokojë një shpërthim të turpshëm të racizmit dhe albanofobisë në një shtet që është vend I Bashkimit Evropian.
E ka bere dhe me këngëtarin serbo boshnjako kroat Bregoviç qysh me 2006 kur i dha çelësin e Bashkisë së Tiranës dhe tani kur e rimori në mbrojtje pas një ftese në një koncert ne Korçë. Eshte menyra se si ai përpiqet ti fus në kafaze kundërshtaret e tij primitiv.
Këtë radhë e bëri me shqiptarët që tentojnë bëjnë të gjithë si “Xha Sulua”, dhe po argëtohet për 24 orë duke lëshuar gjithë kundërshtarët e tij të gjejnë cene grash për mandatin e tretë.
Përveçse provokim politik ky është dhe një eksperiment për të testuar emancipimin e shoqërisë sonë.
Unë nuk vë bast që këto gra do të bëjnë qeverinë më të mirë të Shqipërisë, dhe as kam ndonjë dyshim që disa prej tyre mund të bëhen dhe qesharake si ministre. Por kjo I duhet lënë kohë së provës së tyre si ministre. Sot ato po sulmohen thjesht për shkak të gjinisë, dhe kjo fal një provokimi modern që Edi Rama I bëri shoqërisë sonë.
Fati I tij është që brumbujt e opozitës fluturojnë gjithmonë aty ku vjen era e plehut dhe ka shansin të tregoj me gisht dhe nga ata që nuk dinë se si ta nxjerrin inatin me Edi Ramën dhe u turren grave të qeverisë. E bëjnë këtë burra që fusin kokën mes shalëve kur u shfaqet përballë Sali Berisha në oborrin e PD, dhe u meket goja apo u lëshon jarg kur ai u flet apo nuk u flet, sipas rastit kur u kalon pranë.
Nuk e di me se do të të merreshin sikur në qeveri të ishte 12 burra dhe 4 gra, apo 18 burra dhe një grua sic e ka pas Berisha. Por është e sigurt që nuk do dukeshin kaq primitiv , çfardo që të shoshnin.