Në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë infektuar me covid 977 persona, një numër ky disi më i ulët se ai i ditës së djeshme ku kishim më shumë se 1000 të infektuar. Fatkeqësisht kanë humbur jetën edhe 4 qytetarë, duke e çuar kështu numrin e të infektuarve në 2,535. Janë kryer 6308 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 977 qytetarë, në këto bashki: 345 raste në Tiranë, 59 në Shkodër, 39 në Berat, 33 në Durrës, nga 32 raste në Krujë, Lushnje, Vlorë, nga 29 raste në Kurbin, Fier, nga 26 raste në Lezhë, Sarandë, 23 në Kamëz, 20 në Kavajë, 18 në Kukës, 15 në Kuçovë, nga 13 raste në Gjirokastër, Divjakë, nga 12 raste në Mallakastër, Bulqizë, 11 në Prrenjas, nga 10 raste në Elbasan, Dibër, Malësi e Madhe, 9 në Vorë, nga 8 raste në Mat, Peqin, Dimal, 7 në Gramsh, nga 6 raste në Vau i Dejës, Pukë, Patos, Këlcyrë, nga 5 raste në Korçë, Shijak, Fushë Arrëz, nga 4 raste në Rrogozhinë, Tepelenë, Memaliaj, Kolonjë, Librazhd, nga 3 raste në Skrapar, Devoll, Pogradec, Selenicë, nga 2 raste në Has, Tropojë, Mirditë, Klos, Roskovec, Himarë, Maliq, nga 1 rast në Cerrik, Delvinë, Dropull.
Janë 12,582 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 163 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 4 qytetarë: dy qytetarë nga Fieri të moshave 82-88 vjeç, një qytetare 64 vjeç nga Tirana dhe një qytetar 71 vjeç nga Elbasani. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 919 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 140,176 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerë. Vaksinohuni në qendrën më të afërt të vaksinimit, sepse vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Statistika (10 Shtator 2021) Raste të reja ditore 977 Të shëruar në 24 orë 919 Të shtruar në spitale 163 Humbje jete në 24 orë 4 Testime ditore 6308 Testime totale 1,107,370 Raste pozitive 155,293 Raste të shëruara 140,176 Raste Aktive 12,582 Humbje jete 2,535 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 5071 Shkodër 1601 Durrës 1090 Fier 1002 Vlorë 934 Lezhë 743 Elbasan 637 Berat 433 Korçë 299 Gjirokastër 289 Kukës 278 Dibër 205