Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në konferencën e përbashkët që mbajti me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ka bërë thirrje për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.
Nga Prishtina, Von der Leyen ka thënë se rruga për zgjidhjen e situatës është vetëm dialogu. “Jam shumë e shqetësuar me krizën aktuale. Është me rëndësi të shtensionohet situata dhe të ktheheni në bisedime. Derisa ne po flasim këtu negociatorët janë në Bruksel për të diskutuar për të çështje. Situata duhet të shtensionohet dhe të vazhdohet me dialog”, tha Presidentja e KE-së.