Sot është Dita Ndërkombëtare e Paqes! Pikërisht në 1981, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së vendosi që më 21 shtatori të kremtohet si Dita Ndërkombëtare e Paqes.

Lidhur me këtë ditë të rëndësishme, ka shprehur mesazhin e tij edhe kryeministri, Edi Rama. Ai shprehet se si një vend anëtare e NATO-s, Shqipëria ka kontribuuar dhe do të vazhdojë të japë kontributin e saj në misione paqeruajtëse anembanë globit, në rritjen e bashkëpunimit, sigurisë e tolerancës.

Kryeministri në fund të mesazhit të tij, ai shkruan se kjo ditë na kujton se ka më shumë gjëra që na bashkojnë sesa ato që mund të na ndajnë.