12 vjet mbasi Gjykata e Lartë pushoi gjykimin për ish Ministrin e Mbrojtjes , Fatmir Mediu do dalë sërish para një gjykate për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Vendimi që rikthen Gërdecin, u shpall nga gjyqtarja e Posaçme e Apelit, Saida Dollani e cila i lë dorë të lirë SPAK që megjithëse kërkoi gjykim të Fatmir Mediut ka dy mundësi , ose të vazhdojë më tej hetimet në rast se provat janë të paplota, ose ta dorëzojë të pandehur ish-zyrtarin e lartë me të njëjtat gjetje të vitit 2009.
I ftuar në emisionin “ZonaZero” për të dikutuar për këtë Gerardo Durdaj flet për ngjarje ku pohon se: “Sy peshkaqeni” (Shkëlzen Berisha) do thërritet ndoshta jo si i pandehur por si dëshmitarë, pasi ka folur 10 minuta me një nga dëshmitarët. “Sy peshkaqeni” (Shkëlzen Berisha) do thërritet ndoshta jo si i pandehur por si dëshmitarë, pasi ka folur 10 minuta me një nga dëshmitarët. Edhe babai i “peshkaqenit” do thirret në rast se ka prova që është i implikuar. Fatmir Mediu është i arratisuri i drejtësisë edhe pse jeton në Shqipëri”, Durdaj.