Kampanja kualifikuese për Kupën e Botës ka marrë një kthesë të rrezikshme pas humbjes 2:1 ndaj Suedisë në “Friends Arena” në Solna. “La Roja” tani është në vendin e dytë në grupin B, dy pike prapa Suedisë, teksa skandinavët kanë edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
Ndërkohë, kjo ishte humbja e pare e Spanjës në kualifikueset për Kupë të Botës që nga viti 1993. Luis Enrique startoi me një 11-she pothuajse të ngjashme nga ajo e Kampionatit Evropian, ku arriti deri në gjysmëfinale.