Një studim izrealit i bërë së fundmi ka bërë me dije se vaksina Pfizer është shumë efektive për gratë shtatzëna, në krahasim me pjesën tjetër të popullatës së përgjithshme. Profesori i Politikave Shëndetësore Elias Mosialos i Shkollës së Ekonomisë dhe Shkencave Politike në Londër (LSE), ka qenë ai që e ka publikuar rezultatin duke theksuar se janë në pritje të të dhënave të tjera. “Ne do të presim për studimet e ardhshme për të mësuar mbi dinamikën e efektivitetit të vaksinës gjatë gjithë shtatzanisë, si dhe marrëdhënien midis kohës së vaksinimit dhe mbrojtjes së foshnjave,” tha ajo.
Mediat bëjnë me dije se studiuesi ndër të tjera ka theksuar se tashmë i dimë të gjithë rreziqet nga Covid dhe sesa të ndikuar janë të gjithë nga lajmet e rreme të përhapura. “Por studimet shkencore tregojnë vetëm një gjë: që gratë shtatzëna që ushqejnë me gji dhe çiftet që planifikojnë të krijojnë një familje mund të vaksinohen pa frikë”, ka theksuar ai.
Ndër të tjera ai analizon se botimi i fundit nga Izraeli, i botuar në revistën mjekësore “Nature Medicine”, jep të dhëna të reja mbi efektivitetin e vaksinës në kushte reale gjatë shtatzënisë dhe u zhvillua midis 20 dhjetorit 2020 dhe 3 qershor 2021. Qëllimi i studimit vëzhgues ishte vlerësimi i efikasitetit të vaksinës në një grup të madh të grave shtatzëna, të moshës 16 vjeç e lart, të cilat nuk kishin asnjë infeksion të mëparshëm të koronavirusit SARS-CoV-2. Gratë shtatzëna të vaksinuara u krahasuan me gratë shtatzëna të pavaksinuara, të cilat kishin saktësisht të njëjtat karakteristika demografike dhe klinike.
Në studim ishin pjesë 10,861 gra shtatzëna të vaksinuara u përputhën me 10,861 gra shtatzëna të pavaksinuara dhe u hetua nëse infeksioni koronavirus shkaktoi sëmundje simptomatike Covid-19, shtrim në spital dhe sëmundje serioze. Gjatë një ndjekjeje mesatare prej 77 ditësh, u vlerësua se efektiviteti i vaksinës nga shtatë në 56 ditë pas dozës së dytë ishte:96% kundër infeksionit të dokumentuar, 97% kundër infeksionit me simptoma të dokumentuara dhe 89% kundër shtrimit në spital të lidhur me Covid-19. Ndërkohë vetëm një rast i sëmundjes së rëndë u vu re në grupin e pavaksinuar dhe asnjë vdekje nuk u vërejt në asnjë grup.